status:

Set fotelje CRAWLEY me tabure, kadife e artë, FH8918.09, 70x57x103 cm

Numri i produktit: MAR-200011626
Disponueshmëria:

10+ artikuj

Transporti:

DHL Logo

Brendi FolejaHome
Firefox

Përfito -5% vetëm në Firefox

Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë

Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.

Shkarko Firefox

Kyçuni për çmime B2B dhe për të porositur

Kyçu tani
Starcard logo Raiffeisen Bank logo NLB Banka logo
Paguaj deri në 24 këste, pa kamatë: 3,96 € /muaj

Porosit këtë produkt në Firefox browser dhe përfito -5% zbritje.

Shkarko Firefox
Firefox -5% me Firefox
payment1 payment2 payment3 payment4 payment5 payment7 payment8

Mundësia me këste Raiffeisen, TEB ose NLB

Bleje me kredi të menjëhershme.
Kalkulo
Paguaj deri në 36 këste me AFK
Kalkulo
KosInvest Paguaj deri në 12 këste me KosInvest
Kalkulo
OneFor Blej sot, paguaj më vonë.
Më Shumë

Keni pyetje rreth produktit?

Informacioni i produktit
Ju prezantojmë fotelen-bergere CRAWLEY, në ngjyrë të ndritshme AR (e verdhë e çelët) me këmbë metalike të zeza. Tapicimi i shpinës së lartë është punuar me teknikë 'quilting' (qepje dekorative), që i jep një bukuri të veçantë foteles, në kombinim natyrisht me pëlhurën cilësore kadife. Ulësja është e rehatshme dhe i përgjigjet karakterit të foteles, ndërsa veçoria e kësaj fotelje është se vjen e shoqëruar me një tabure për këmbë me të njëjtën estetikë. Është moderne, kombinon stilin me rehatinë, dhe mund ta vendosni pranë oxhakut, afër dritares apo edhe në dhomë të gjumit, dhe ta lini veten të përqafoheni prej saj, duke i shtrirë këmbët në taburen e shkëlqyeshme.

Mini Story: Historia e Bergere-s (shih bergere) fillon diku rreth vitit 1720, në sallonet e Pallatit të Versajës gjatë kohës së Louis XV, ku konsiderohej ulësja e fisnikëve dhe shtresës së lartë. Ndërtimi i saj prej druri të veçantë, i kombinuar me pëlhurat luksoze të asaj kohe, i jepte ndjesinë e një froni. Që nga vitet e para u konsiderua 'mbretëresha' e ulëseve, si për privatësinë që ofronte me krahët e hapur, shpinën e lartë dhe anët e kthyera, ashtu edhe për dominimin e hapësirës si element dekorativ. Fotelja Bergere e ndryshoi pamjen ndër vite (varësisht nga sezoni dhe moda). E veshur me pëlhura me lule, lëkurë, shumë motive të ndryshme me tekstura të ndryshme, madje edhe Chesterfield. Edhe pse me kalimin e kohës kemi parë variacione të dizajnit bergere, si krahë të veshur, mbështetëse më të larta, jastëkë më të mëdhenj, ideja bazë e foteles së madhe dhe të rehatshme nuk ka ndryshuar kurrë. Një fotelje e madhe e rehatshme shpesh është më e mirë se një divan i tërë.

Info: Quilting është një lloj pëlhure ose teknikë qepjeje ku qepjet formojnë modele të ndryshme dhe palosje ose fryrje. Në quilting, pëlhura është si një 'e fryshme' që mbahet nga qepjet të cilat e 'fusin' pëlhurën. Kështu krijohen shumë fryrje të vogla që dallohen mes vete nga qepjet. Këto fryrje mund të jenë rombe, katrorë, vija, si dhe shumë dizajne tjera. Qëllimi i këtij stili është të prishë monotoninë duke krijuar modele të ndryshme në pëlhurë. Kjo e përmirëson pamjen e përgjithshme të objektit dhe jep ndjenjë luksi e detaji në dizajn.

DIMENSIONET:
70x57x103 cm.
Dimensionet e ulëses: 40x53 cm.
Dimensioni i shpinës: 72x67 cm.
Lartësia e ulëses: 42 cm.
Lartësia e krahëve: 57 cm.
Dimensionet e tabures: 51.5x37.5x42 cm.

MATERIALET E NDËRTIMIT:
Korniza prej druri e foteles është jashtëzakonisht e fortë dhe e qëndrueshme.

Këmbët janë metalike, gjë që i jep rezistencë ndaj peshës dhe kohës.

'Mbushjet' e foteles, si te mbështetësja e shpinës ashtu edhe te ulësja, janë prej shkumëzash me fortësi mesatare që ofrojnë përkrahje premium për trupin.

E gjithë fotelja është e veshur me pëlhurë kadife cilësore, duke i dhënë një pamje tërheqëse dhe një hijeshi të sofistikuar dekorit të sallonit tuaj. Kadifja është pëlhura që s’e lë askënd pa reagim! Qoftë në sipërfaqe të vogla apo të mëdha, prania e saj ndihet në hapësirë dhe tërheq vëmendje. Kadifja është pëlhurë që u pëlqye veçanërisht nga mbretërit dhe perandorët e shekujve të kaluar, duke u bërë sinonim i luksit dhe glamurit. Ka mbushur vitrinat e dyqaneve më të mëdha dhe është një ndër zgjedhjet më të preferuara të dekoratorëve më të njohur në botë. Është e butë, e këndshme, relaksuese dhe elegante, e pamundur t’i rezistosh. E mira është që harmonizohet lehtë me çdo lloj dekorimi, duke i dhënë hapësirës finesë dhe elegancë.

Mini Story: Arsyeja pse kadifja dikur ishte vetëm për sytë e mbretërve dhe perandorëve, ishte fakti që prodhohej kryesisht nga fibra mëndafshi dhe me një trajtim shumë të veçantë, që kërkonte shumë kohë dhe një tezgjah të posaçëm. Fatmirësisht, sot gjërat kanë ndryshuar dhe kjo pëlhurë e mrekullueshme është e përballueshme për të gjithë.

MIRËMBAJTJA:
Falë materialeve të qëndrueshme të ndërtimit, fotelja është praktike për përdorim. Për ta mbajtur kadifen të pastër dhe të fryshme, është ide e mirë ta fshini me fshesë me korrent një herë në javë. Vendosni një furçë të butë, zgjidhni programin e lehtë të fshesës dhe kaloni në të gjithë sipërfaqen në drejtim të fijes. Do ta shihni që pluhuri largohet menjëherë dhe tekstura e pëlhurës bëhet si e re.
Në asnjë rast mos e fërkoni kadifen. Edhe nëse duhet të hiqni një njollë, mos e scrubo. Lagni pak një leckë të butë me ujë dhe tampononi lokalisht mbi njollë.
Zgjedhje ideale për pastrim të kadifes është edhe lëkura (dmth leckat me të cilat e thajmë veturën).

PËRPARËSITË:
•Konstruksion i fortë
•Përsosmëri estetike me qepje dekorative (quilting) në pëlhurën e bukur kadife.
•Këmbë të larta
•Tabure për këmbë
•Montim i lehtë

Produkti vjen në paketim fabrike me udhëzime për montim
Paketimi i artikujve
Përshkrimi i paketimitPesha brutoPesha netoVëllimi bazëHapi i vëllimitSasia e ndryshimitNumri i copëveGjatësia mGjerësia mLartësia m
1PC15.6150.1700160010.770.690.32
Detajet
Ngjyra: Ari

Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.


Produkte të shikuara