status:
Krevat-sofa 3 vendesh KEND, material stof, bezhë e çelët, 188x85x82cm
| Numri i produktit: | MAR-200011378 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
4 |
| Transporti: |
|
| Brendi | FolejaHome |
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Krevat-sofa KEND është zgjedhje elegante dhe gjithmonë në modë për hapësirat moderne të banimit. Dizajni i thjeshtë me linja të pastra, pa mbështetëse duarsh dhe këmbë shumë të ulëta krijon ndjenjë rehatie në hapësirë. Tapiceria me stof cilësor me teksturë në nuancë BEZHË të çelët ofron estetikë moderne, ndërsa përmasat e tij të bollshme sigurojnë ulëse të rehatshme për tre persona. Shndërrimi në krevat bëhet me mekanizëm tërheqës që tërheq ulësen përpara dhe njëkohësisht 'ul' mbështetësen e shpinës për të krijuar një krevat dopio gati për çdo nevojë. Hapësira për depo në pjesën poshtë ulëses është një plus që rrit praktikën e këtij sofa.
________________________________________
Përmasat:
188x85x82H cm.
Përmasat e ulëses: 188x53 cm.
Përmasat e shpinës: 188x48 cm.
Lartësia e ulëses: 41 cm.
Krevati: 188x140 cm.
Hapësira për depo: 172x60x20H cm.
________________________________________
Mirëmbajtja:
Sofa pastrohet lehtë me fshesë elektrike duke përdorur pjesën e posaçme për stof për të hequr pluhurin. Për njolla të vogla, rekomandohet pastrimi me leckë pak të lagur dhe pastrues të butë për stof. Shmangni përdorimin e kimikateve të forta dhe ekspozimin e gjatë në diell të drejtpërdrejtë për të ruajtur teksturën dhe ngjyrën e stofit.
_____________________________________
Çka na pëlqen:
• Dizajni minimal.
• Hapësira për depo.
• Tapiceria me stof cilësor me vija vertikale që ofron teksturë elegante dhe pamje moderne.
• Përmasat që ofrojnë ulëse të rehatshme për tre persona.
• Dy jastëkët dekorativë (që përdoren si mbështetëse duarsh) që kompletojnë pamjen.
________________________________________
*Produkti vjen i pa montuar në paketim fabrike
**Ngjyra reale e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shihni në ekranin tuaj.
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i pjesëve | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 copë | 52 | 42.6 | 0.711 | 0 | 0 | 1 | 1.9 | 0.72 | 0.52 |
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara