status:

Tapet për rërë mace, shumëngjyrësh, Paws & Whiskers, Aewa, 40x60cm

Numri i produktit: ASG-200099352
Disponueshmëria:

10+ artikuj

Transporti:

DHL Logo

Kyçuni për çmime B2B dhe për të porositur

Kyçu tani
payment1 payment2 payment3 payment4 payment5 payment7 payment8

Mundësia me këste Raiffeisen, TEB ose NLB

Bleje me kredi të menjëhershme.
Kalkulo
Paguaj deri në 36 këste me AFK
Kalkulo
KosInvest Paguaj deri në 12 këste me KosInvest
Kalkulo
OneFor Blej sot, paguaj më vonë.
Më Shumë

Keni pyetje rreth produktit?

Informacioni i produktit

Thuaju lamtumirë dyshemeve të pista me Tapetin tonë për rërë mace!

A je lodhë duke pastru vazhdimisht pas kutisë së rërës së maces? Mos kërko më tutje! Tapeti ynë për rërë mace është këtu për ta mbajtur dyshemenë të pastër dhe të rregullt.

Mbaje dyshemenë të pastër dhe macen të lumtur

Tapeti ynë për rërë mace është dizajnuar me kujdes për ty dhe macen tënde. Materiali 100% PVC është i qëndrueshëm dhe shumë efektiv në kapjen dhe mbajtjen e rërës. Nuk do të shkelësh më mbi ato kokrriza të vogla që shpërndahen gjithandej shtëpisë!

Pa rrëshqitje dhe pa lëvizje

Me pjesën e poshtme antirrëshqitëse, tapeti qëndron mirë në vend, edhe gjatë përdorimeve më energjike të kutisë së rërës. Mund të jesh i qetë që maca nuk do ta lëvizë tapetin nëpër dhomë.

I lehtë për t'u pastruar, i lehtë për t'u dashur

Pastrimi pas maces nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Thjesht futeni tapetin në lavatriçe në 30°C dhe do të dalë si i ri. Nuk ka nevojë për fërkim apo larje të gjatë! Ju lutemi mos përdorni zbardhues, sepse mund të dëmtojë materialin.

Detaje teknike:

  • Lloji i produktit: Tapet për rërë mace
  • Materiali: 100% PVC
  • Madhësia: 40 x 60 cm
  • Pjesa e poshtme antirrëshqitëse për stabilitet
  • I përshtatshëm për larje në lavatriçe në 30°C
  • Mos përdorni zbardhues për pastrim

Investo në Tapetin tonë për rërë mace dhe thuaju lamtumirë rrëmujës së rërës. Dyshemetë do të të falënderojnë, dhe maca do ta vlerësojë ambientin e pastër dhe të rehatshëm.

Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.


Produkte të shikuara