status:

Kuletë e vogël crossbody me zinxhir, ngjyrë e kuqe, Zoozie Bags, 19.5x11cm

Numri i produktit: ASG-200061070
Disponueshmëria:

10+ artikuj

Transporti:

DHL Logo

Kyçuni për çmime B2B dhe për të porositur

Kyçu tani
payment1 payment2 payment3 payment4 payment5 payment7 payment8

Mundësia me këste Raiffeisen, TEB ose NLB

Bleje me kredi të menjëhershme.
Kalkulo
Paguaj deri në 36 këste me AFK
Kalkulo
KosInvest Paguaj deri në 12 këste me KosInvest
Kalkulo
OneFor Blej sot, paguaj më vonë.
Më Shumë

Keni pyetje rreth produktit?

Informacioni i produktit

Ju prezantojmë Kuletën e Vogël Crossbody prej lëkure me zinxhir - aksesorin perfekt për me i shtua elegancë dhe stil çdo dite. Kjo kuletë nuk është veç një aksesor i thjeshtë, por një pjesë që tregon shumë për personalitetin dhe shijen tuaj.

Liroje stilin tënd të modës

Dalni në stil dhe tërhiqni vëmendjen me këtë Kuletë të Vogël Crossbody prej lëkure me zinxhir. E punuar me kujdes të madh, kjo kuletë rrezaton luks dhe klas. Ngjyra e kuqe i jep gjallëri veshjes suaj, duke ju veçuar nga të tjerët.

Qëndro i organizuar, qëndro me stil

Me 2 ndarje për kartëmonedha, 8 ndarje për kartela dhe një xhep me zinxhir për monedha, kjo kuletë ofron hapësirë të bollshme për të mbajtur gjërat thelbësore të organizuara. Nuk do të keni më nevojë të kërkoni kartelat apo monedhat në çantë. Të gjitha i keni në dorë, të rregulluara në këtë kuletë të vogël dhe praktike.

Praktike dhe e përshtatshme

Gjatësia e zinxhirit prej 118 cm ju mundëson ta mbani si crossbody, duke ju liruar duart dhe duke i shtuar fleksibilitet veshjes suaj. Qoftë për një drekë të zakonshme apo një mbrëmje të veçantë, kjo kuletë përshtatet lehtë për çdo rast.

Detaje teknike:

  • Lloji i produktit: Kuletë
  • Madhësia: 19.5 x 11 cm
  • Gjatësia e zinxhirit: 118 cm
  • Ngjyra: E kuqe
  • 2 ndarje për kartëmonedha
  • 8 ndarje për kartela
  • 1 xhep me zinxhir për monedha

Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.


Produkte të shikuara